Google ADS

Gërvalla-Clarkut: Ju, ushtarët dhe populli amerikanë keni bërë shumë për lirinë e Kosovës

18:03 | 7 Korrik 2021
L G

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ish-komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e përzemërt të popullit të Kosovës për kontributin e gjeneralit Clark, dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne do të jemi mirënjohës gjithmonë për angazhimin tuaj për t’i dhënë fund gjenocidit të Millosheviqit në Kosovë. Ju, ushtarët dhe populli amerikanë keni bërë shumë për lirinë e Kosovës dhe ju falënderojmë nga zemra”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Gjenerali Clark, nga ana e tij, ka uruar ministren dhe qeverinë e re për marrjen e mandatit. Gjithashtu ka theksuar përparimin e Kosovës që e vëren pas çdo vizite./arbresh.info/

 

Të ngjashme