Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla së bashku me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier kanë pritur në takim ambasadoren e SHBA-së në Kroaci, Natalie Reyes.
Me anë të një postimi në Facebook, Gërvalla tha se bashkëpunimi strategjik mes Kosovës, SHBA-së dhe Kroacisë është një shtyllë kyçe për paqen.
“Bashkëpunimi strategjik ndërmjet Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kroacisë përbën një shtyllë kyçe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. Në takimin miqësor me ambasadoren e SHBA-së në Kroaci, znj. Natalie Reyes, diskutuam arritjet e rëndësishme të Kosovës në demokratizim, zhvillim dhe rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Gërvalla./Arbresh.info
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja