Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, kanë nënshkruar “Memorandum Mirëkuptimit”, për ngritjen e ndërgjegjësimi për çështjen e të pagjeturve.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar, Ramë Manaj, tha se ky bashkëpunim do të ndihmojë në arritjen e rezultateve konkrete në lidhje me cështjen e të pagjeturve.
“Ne nënshkruam memorandum lidhur me sqarimin e fatit të personave të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë gjatë vitit 98/99. Komisioni e ka mandatin kërkimin e vendndodhjes së personave të humbur dhe ky mandat vazhdon. Gjatë kësaj periudhe ka vazhduar një bashkëpunim me akterët e jashtëm e të brendshëm. Bashkëpunimi me Kryqin e Kuq ka një relevancë si faktorë ndihmës. Komiteti si organizatë me përvojën e saj shumë shekullore ka shtrirje të gjatë. Në vazhdimësi ka dëshmuar kontribut të jashtëzakonshëm në këtë proces. I kemi specifikuar disa çështje që do të jenë objekt gatishmërie”, tha Manaj.
“Ky bashkëpunim ka disa objektiva prej dorëzimit të dokumentacione, mbështetjen në punën kërkimore, përcjellës me kohë të informimit të rregullt, ndërtimit të kapaciteteve teknike, themelimin e hartave me lokacionet e të pagjeturve, zhvillimit të strategjisë së komunikimit për të ngritur ndërgjegjësimin për çështjen e të pagjeturve, mbështetjen dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve në forume rajonale e ndërkombëtare, për njohjen e përvojave për personat e zhdukur”.
Po ashtu edhe Agim Gashi nga Kryqi i Kuq, tha se ky nënshkrim është një hap më shumë në forcimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve.
“Kanë kaluar më shumë se 22 vjet nga konflikti i armatosur dhe familjet e më shumë se 1600 personave janë pritje të më të dashurve të tyre. Komiteti Ndërkombëtar është i gatshëm të ndihmoj në përmbushjen e kësaj detyre”, tha Gashi.
“Ky momerandum që nënshkruam është edhe një hap në forcim të bashkëpunimit që kemi pasur ndër vite. Komisioni për personat e zhdukur ka bërë çështje konkrete dhe ka ofruar rezultate konkrete. Çështja e personave të zhdukur të trajtohet në mënyrë sa më efikase. Ky momerandum shpresoj të na mundësojë rezultate të rëndësishme”, shtoi ai.
Ibrahim Makolli, kryetar i grupit punues për të zhdukur tha se lokacioni në Kizhevak është konservuar dhe pritet të fillojnë punimet në fund të marsit.
“Me rekomandimet e eksperteve ligjor lokacioni në Kizhevak është konservuar dhe pritet të fillojnë punimet në fund të marsit. Për hulumtimet e tjera gjatë këtij viti do të ketë ekzaminime edhe në dy lokacione në Serbi. Kemi edhe një numër brenda Serbisë që ka dyshime të para për persona por edhe në Kosovë ka disa të cilat do të trajtohen”, tha Makolli.
Udhëheqës i njësisë për persona të zhdukur, Kushtrim Gara, tha se se një numër i madh i mekanizmave ndërkombëtar ka qenë të përfshirë në gërmime.
“Çështja e mbetjeve mortore është sfidë dhe do të jetë pjesë e komisionit qeveritar. Është e vërtet që në rastin e Lubeniqit të rikthehemi edhe njëherë për hulumtim. Një numër i madh i mekanizmave ndërkombëtar kanë qenë të përfshirë në këtë proces”, tha Gara./EO/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit