Në ditët apo në javët në vazhdim pritet të fillojnë gërmimet në katër lokacione në Kosovë, në të cilat dyshohet se ka varreza masive. Ndërkohë që në listën e të pagjeturve ende figurojnë 1.652 persona, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Së shpejti pritet të rinisin gërmimet në katër lokacione të dyshuara për trupa njerëzish të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Këto gërmime do të bëhen në fshatrat Lupç dhe Majac të komunës së Podujevës, në lagjen “Tusuz” të Prizrenit dhe në një lokacion në zonën industriale në Gjakovë.
Në këto lokacione gërmimet patën filluar në fund të vitit të kaluar, por janë ndërprerë për shkak të kushteve klimatike. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj.
Ndërkohë familjarët e të pagjeturve kërkojnë angazhim më të madh të Qeverisë për zbardhjen e fatit të 1652 personave që ende mungojnë./zëri.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...