Që herët në muajin e parë të pranverës, Parku i Gërmisë është shndërruar në një pikë shumë të frekuentuar nga qytetarët e të gjitha vendeve të Kosovës.
Pos restauranteve të mbushura plot, edhe ulëset e drurit të vendosura përgjatë parkut janë mbushur plot me grupe familjarësh, a shoqëri që kanë dalë ta kalojnë ditën në natyrë.
Fëmijët janë ata që si duket i gëzohen më së shumti natyrës dhe lojës që mund ta zhvillojnë aty.
Anik Prebreza, një fëmijë i cili po luante me të vëllanë më të ri se ai, tha për KosovaPress se ka ardhur të vizitojë Gërminë bashkë me të vëllanë dhe prindërit.
Edhe Loresa Saraçi, një bashkëatdhetare nga Gjermania, tha se kishte ardhur të vizitonte Kosovën për pushime bashkë me familje.
Bashkëatdhetarë nga diaspora që vizitonin Gërminë si duket nuk kishte pak. Arjeta Hasani nga Gjermania kishte ardhë me të atin për vizitë tek familja dhe së bashku kishin vendosur të vizitonin Gërminë.
Bashkëatdhetarë nga diaspora që vizitonin Gërminë si duket nuk kishte pak. Arjeta Hasani nga Gjermania kishte ardhë me të atin për vizitë tek familja dhe së bashku kishin vendosur të vizitonin Gërminë.
Kishe edhe shahistë që të ulur në ndonjë ulëse zinin rrezet e diellit, luanin shah. Një nga këta shahistë, Rexhep Arifi nga Prishtina tha se rrallë del në Gërmi, por se i pëlqen natyra dhe shahu në natyrë kur është koha e bukur.
Vizitorët që vijnë në Gërmi, kanë edhe mundësinë të marrin me qira një biçikletë në hyrje të parkut ku ndodhet tenda.
Vetëm pak më tutje nga tenda, dhjetëra vetura presin për t’u futur brenda parkut. Gjatë verës Parku i Gërmisë tërheq edhe më shumë vizitorë gjatë çdo dite të javës, me hapjen e Prishtinës së Gërmisë
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones