Pjesëmarrës në prezantimin e studimit lidhur me bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë në fushën e integrimit Evropian “Integrimi n’shqip” ishte edhe eksperti i integrimeve evropiane, Gentian Elezi.
Ai ka thënë se duhet ndryshuar raporti mes Komisionit dhe vendeve anëtare, shkruan arbresh.info.
“Pika kryqe në këtë studim ka të bëjë me ndryshimet e raportit mes Komisionit dhe vendeve anëtare se si balanca e tyre ka ndryshuar ndejshëm viteve të fundit duke theksuar që vendet anëtare marrin vendimin për çdo hap”. BE është prekur ka disa fenomene si kriza financiare dhe kriza e emigrantëve që kanë impaktuar funksionimin e institucioneve dhe po shohim se po ndërhynë edhe në vlerësim teknik duhet të përshtatemi”, ka thënë ai.
Elezi ka shtuar gjithashtu se duhet raport më i hapur me Këshillin Evropian.
“Sugjerimi i dytë është një raport pak më i hapur me Komisionin Evropian i cili ka trysin e vendeve anëtarë dhe nuk del të jap rekomandime boll e të mbroj punën që bën vet. Ata kanë informacione shtesë përtej takimeve formale që ne bëjmë, duhet një rol më pro aktive në komunikimin informal me Komisionin”, ka thënë ai.
Ndryshe gjatë këtij prezantimi, drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka përmendur sfidat e Kosovës për integrim evropian, shkruan arbresh.info.
“Sfidat sistematike që Kosova ballafaqohet për integrimin evropian është mos njohja nga 5 vende anëtare të BE-së, kemi pa që përkundër mos njohjes BE ka arritur të bëj një fiskulturë me arritjen e marrëveshjes së stabilizim-asocimin por nuk do të jetë e mundshme për të arritur statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. E dyta është mungesë e dëshmive për një sinqeritet dhe bindje të thelle politike për të marrë reforma në rrugën tonë integruese,. Që nga shpallja e Pavarësisë nuk mund të gjejmë raste kur vendimmarrësit politikë kanë marrë vendime të tilla”, ka thënë ai.
Lexo edhe: Prezantohet studimi ‘Integrimi n’shqip’, sfidat e Kosovës dhe Shqipërisë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...