Gent Cakaj shkarkon edhe Blerim Devollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë

16:29 | 17 Prill 2019
L G

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka vendosur për shkarkimin e Blerim Devollit nga pozita e Konsullit të Nderin të Shqipërisë në Kosovë.

Cakaj pasi dje shkarkoi nga e njëjta pozitë edhe Rrahim Pacollin, veprimin e radhës e ka tani për biznesmenin tjetër të njohur, Blerim Devolli.

Metro ka marrë vesh se ky vendim ka nga Gent Cakaj ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, po ashtu pritet të bëjë edhe disa shkarkime të reja.

Kjo është marrë nga Dokumenti zyrtar i Republikës së Shqipërisë.

Cakaj ka porositur të gjithë ata që kanë pasaporta diplomatike dhe targa të veturave diplomatike që i keqpërdorin dhe i kanë marrë në mënyrë jo të ligjshme, janë të detyruar t’i rikthejnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme