Geci dhe Lushtaku: Njerëz të Serbisë ishin infiltruar edhe në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK’së

22:49 | 23 Shtator 2019
Arbresh Info

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK-në, Gani Geci e Sami Lushtaku kanë konfirmuar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK, madje deri edhe në Shtab të Përgjithshëm.

Sami Lushtaku ka treguar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK.

“Shërbimi Informativ i Serbisë ka qenë shumë i fortë dhe ka fut njerëz të vet në UÇK”, ka thënë Lushtaku në Pressing të T7.

“Ka pasur njerëz të Serbisë të infiltruar direkt në UÇK”, është shprehur ish-deputeti.

Derisa Gani Geci tha se të tillë kishte edhe në Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së.

“… Madje edhe në Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së”, konfirmoi Geci.

“Absolut po”, vulosi Lushtaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme