Google ADS

Gecaj viziton komunën e Istogut, njoftohet për veprimet rreth parandalimit të Covid-19

16:23 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka vizituar komunën e Istogut, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Haki Rugova.

Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj u njoftua nga kryetari Rugova me veprimet që janë duke u bërë nga kjo komunë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, por edhe me angazhimin e institucioneve vendore, për menaxhimin e situatës me qëllim që virusi COVID 19 të mos përhapet edhe më tej.

Në takim u vlerësuan lartë edhe angazhimet e Shtabit Emergjent Komunal, të policisë vendore, të mjekëve dhe të qytetarëve për përballimin e situatës.

Krahas kësaj, u theksuan edhe disa vështirësi të cilat me një koordinim të përbashkët të strukturave vendore me ato qendrore po përballohen me sukses.
Zëvendësministri Gecaj, duke elaboruar aspekte të situatës dhe të angazhimeve të institucioneve të nivelit qendror, para bashkëbiseduesve u zotua se, ai, dhe institucioni të cilin e përfaqëson do ta përkrahin në të gjitha mënyrat komunën e Istogut me qëllim të përballimit të kësaj gjendjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme