Bajram Gecaj, këshilltar i Isa Mustafës i ka quajtur hipokritë Kadri Veselin, Enver Hoxhajn dhe Blerand Stavilecin.
Sipas Gecajt, që të tre sot kanë dhënë deklarata kundërthënëse me njëra-tjetrën.
Më poshtë iu sjellim në postim të Gecajt në Facebook ku i rendit fjalët e të tre anëtarëve të PDK-së.
Postimi i plotë:
SHIHNI INJORANCËN DHE HIPOKRIZINË; cila nga këto deklarimet e sotme, kundërthënëse njëra me tjetrën, paraqet të vërtetën:
ENVER HOXHAJ: “Emrin e propozojmë kurdo që të mbahet seanca”.
BLERAND STAVILECI: “Mentaliteti uzurpues, manipulues i VV’së dhe LDK’së është shqetësues”.
BLERAND STAVILECI: ”(PDK) nuk do të bëhet pjesë e seancës konstituive, derisa nuk ndryshon kursi i mentalitetit uzurpues të institucioneve”.
KADRI VESELI: “Më vjen keq, por gabimet e zotit Mikullovci mund të jenë tema për Gjykatën Kushtetuese, duke filluar nga betimi”.
ENVER HOXHAJ: “Unë kam informata se kemi pasur mbështetje edhe nga një deputet tjetër. Por ai në momentin e fundit e ka ndryshuar mendjen dhe është tërhequr”./Indeksonline/
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara