Google ADS

Gecaj: Qytetarët do të zgjedhin mes vlerave demokratike dhe koalicionit të territ e frikës (VIDEO)

21:21 | 19 Maj 2017
L G

Bajram Gecaj, LDK në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, ka thënë se ka pasur një dëshirë të jashtëzakonshme të elektoratit për të pasur një marrëveshje me Vetëvendosjen për një listë zgjedhore të përbashkët, po kjo nuk ndodhi.

Ai, ka thënë se e kaluara duhet të mbetet në histori, dhe metodat e Vetëvendosjes nuk duhet të përsëritet.

Sipas tij, e keqja më e madhe në këtë mes  është PDK, se sa Vetëvendosja.

“Koalicionin e territ duhet me çu në shpi, ngase ai u bw krejt në terr”, ka thënë Gecaj, duke shtuar se  LDK-AKR-Aleanca është  koalicioni i shpresës.

Sipas tij,  për dy vjet e gjysmë, Qeveria e Isa Mustafes ka arritur t’a ndal krimin dhe korrupsionin, por sukseset e LDK’s e penguan  PDK -në, ngase ajo u frikësuar se më nuk mund t’i fitoi zgjedhjet, prandaj edhe e rrëzuan  Qeverinë, ka nënvizua Gecaj.

“Qeveria ka ece mire, dhe per here te pare, ka pas njw pozitivitet te madh”, ka theksu Gecaj, duke mos harru  se e vetmja pjesë e cila nuk ka ec ka qenë ajo për Demarkacionin.

Gecaj, po ashtu ka thënë se qytetarët i kanë dy zgjedhje në tavolinë: Me i votu vlerat demokratike apo marksistat e leninistat të koalicionit të territ dhe të frikës.

https://www.youtube.com/watch?v=a3_Uo2nEieQ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme