Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, duke mos përmënuar Vetëvendosjen, ka akuzuar përfaqësuesit e kësaj partie se janë kundër çdo zhvillimi në Kosovë, duke pyetur Kush janë këta “njerëz”?!
“E bën Kosovën gaz me sjelljet në Kuvend. E kanë lidh fatin politik me veprimet e Beogradit. Hidhërohen pse s’hyri treni dhe u hoq muri. Fyejnë qytetarët e Kosovës për proamerikanizmin”, shkruan mes tjerash Gecaj.
Postimi i Gecajt:
KUSH JANË KËTA “NJERËZ”?!
Ndërhyrjen e NATO-s e konsiderojnë për interesa të perëndimit; Flamurin e Kosovës e quajnë “leckë lara lara”; Se njohin shtetin por ia marrin rrogat; Ofendojnë ekipet përfaqësuese; Hedhin molotovë mbi policët-mbrojtësit e dëshmuar të Republikës; Djegin veturat e grave politikisht joaktive; Nuk i nderojnë dhe i fyejnë figurat kombëtare si Ibrahim Rugovën; Votojnë kundër shpëtimit të Trepçës dhe kundër MSA-së; Sulmojnë (edhe fizikisht) partnerët strategjik; E bën Kosovën gaz me sjelljet në Kuvend; E kanë lidh fatin politik me veprimet e Beogradit; Hidhërohen pse s’hyri treni dhe u hoq muri; Fyejnë qytetarët e Kosovës për proamerikanizmin; Shkruajnë letra që Kosova të mos ketë kod SHTETËROR telefonik, por ta përdorë atë të Serbisë…! Kush janë këta “njerëz”?!
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...