Zv/ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe njëherësh këshilltar i kryeministrit Mustafa, ka thënë se pas emërimit të ministrit të MAPL-së, e Ivan Todosijeviq, do të fillojë hartimi i statuti të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se ky proces mund të fillojë por problemi qëndron në mospajtimet që kanë të dyja palët. Ai ka thënë se do të vazhdojnë me dialog për një zgjidhje mes të dyja palëve, ngase pala serbe insiston në qëndrimet e tyre.
E, duke folur për marrëveshjen e Demarkacionit, Gecaj për herë të parë ka bërë publike një qëndrim të një deputeti opozitar i cili siç thotë Gecaj shpreson të mos kalojë Demarkacioni pasi që me këtë përfundon edhe kauza e opozitës.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane