Zëvendës ministri i pushtetit lokal nga radhët e LDK-së Bajram Gecaj përmes një statusi në rrjetin social facebook e ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së, shkruan Arbresh.imfo.
Ai ka thënë se kjo listë është lista që e lufton të keqen.
“Tituj sarkastik por edhe të neveritshëm lidhur me numrat rendor në listën zgjedhore të LDK-së u panë nëpër disa portalet, posa u publikua ajo. Si duket po harrohet se po bëhet fjalë për një parti të madhe, shumë të madhe. Po harrohet, mbase jo pa sherr se, kur flasim për LDK-në kemi të bëjmë me parti të vlerave, ku individi është sublimit i grupimit i cili mendon, punon dhe vepron për qytetarin dhe shtetin e Kosovës. Duhet ta kuptoni se LDK është mendim dhe veprim i organizuar, për të cilën më e rëndësishmja tani nuk është ku xhindet individi në renditje liste, por a do ta dërgojmë koalicionin e territ në shportën e historisë një herë e përgjithmonë” shkruan Gecaj.
Gecaj ka thënë se kryeministri Mustafa i ka lëshuar rrugë kandidatëve të rinj
“Një shembull të mirë para disa ditësh e dha edhe Kryeministri Mustafa kur lëshoi rrugë gjeneratës së re. Rrjedhimisht pak ka rendësi numri rendor në listat e hapura, posaçërisht për ata të cilët ishin, janë dhe do të mbesin gjithherë aktivistë dhe mbrojtës më të dedikuar të partisë dhe shtetit. Me rendësi është që elektorati të mund ti preku të gjithë kandidatët dhe nga lista më e mirë të zgjedhë më të mirët (best of the best). Shihemi fitimtarë në Kuvendin e pas 11 qershorit”./Arbresh.info/
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...