Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Bajram Gecaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar deklaratat e Haradinajt për liberalizimin e vizave, shkruan Arbresh.info
Gecaj ka thënë se Si mund të premtohet diçka e tillë në fushatë kur krejt projekti rreth liberalizimit të vizave dihet se varet nga jo pak faktor të cilët Hardinaj nuk mund t’i ndryshoj as t’i shtyj përpara me “gjyks”
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të Gecajt
VIZA PËR ASKËND DREJT ASKUNDIT
Premtimi i kandidatit për kryeministër i Koalicionit të prirë nga PDK, Ramush Haradinaj, se për 90 ditë qytetarët e Kosovës do të kenë viza për të udhëtuar dëshmon se z.Haradinaj mund të jetë më “efikas” dhe më i “shpejtë” se Qeveria e kaluar, apo më ‘inventiv’ se z. Abdullah Hoti vetëm në bërjen e premtimeve, e me këtë edhe në bërjen e gabimeve. Si mund të premtohet diçka e tillë në fushatë kur krejt projekti rreth liberalizimit të vizave dihet se varet nga jo pak faktor të cilët Hardinaj nuk mund t’i ndryshoj as t’i shtyj përpara me “gjyks”. Qytetari i Kosovës, votuesi potencial, duhet ta vë gishtin në kokë e të mendoj esëll se, për liberalizim të vizave nuk duhen 90 ditë, por duhet raporte korrekt me BE-në, raporte konstruktive më SHBA-në, raporte besimi e mirëkuptimi me pjesën e deputetëve të cilët nuk i përkasin Koalicionit të Territ e Frikës (aspiratë e venitur), e mbi të gjitha edhe më vetë të vërtetën. Pa këto komponentë liberalizim i vizave është premtim bosh elektoral që do të sjell viza për askundi. E ne askush në askund nuk e kemi ndërmend të shkojmë./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...