Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se shkuarja në zgjedhje, në qoftë se nuk kalon demarkacioni, është gabim, ngaqë krijohet precedent që në të ardhmen mund të përdoret për të shkuar në zgjedhje.
Sa i përket demarkacionit Gecaj ka thënë që tani kanë dy opsione: kërkesa e Isa Mustafës, që është paraqitur në Bruksel dhe, në qoftë se nuk merr pëlqimin, demarkacioni të procedohet në Kuvend.
“Ne dëshirojmë që kjo qeveri të zgjas deri në fund të mandatit, deri në vitin 2018. Megjithatë edhe Mustafa ka thënë që mos kalimi i demarkacionit mund ta çojë vendin në zgjedhje. Por, duhet të presim që kryeministri të kthehet nga Brukseli, të shohim a ka marrë sinjale pozitive për kërkesën e tij, ndërsa opsioni i dytë është që demarkacioni të procedohet në Kuvend”, ka thënë Gecaj në Zona B të Klan Kosovës.
Për partneritet në zgjedhjet eventuale, Gecaj ka thënë që nuk janë deklaruar për një partneritet strategjik me PDK-në, përderisa me Vetëvendosjen koalicionin e sheh vështirë të realizueshëm.
“Ne nuk kemi asnjë dokument apo deklaratë ku thuhet që do të kemi partneritet strategjik me PDK-në. Nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike, por tash e shoh shumë të vështirë një koalicion me VV-në siç është tani”, ka thënë Gecaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...