Ish-zëvendësministri në Qeverinë e Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka thënë se rezultati i zgjedhjeve parlamentare është fundi i një beteje dhe jo i një ‘lufte’.
Gecaj ka inkurajuar përmes një postimi në Facebook elektoratin e LDK-së që të mos dekurajohen por të vazhdojnë ta mbështesin këtë subjekt politik, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Të dashur dhe shumë të respektuar përkrahës të cilët keni votuar LDK-në dhe mua personalisht. Ju falënderoi nga thellësia e zemrës pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar. Ishit të mrekullueshëm gjatë fushatës zgjedhore dhe besoj fuqishëm se do të jeni të tillë edhe në të ardhmen e afërt. Kjo nuk është fundi i “luftës”, por vetëm i një “beteje”, prandaj ju lus që rezultati mos t’u dekurajoi, pa marrë parasysh sa zhgënjyes mund të jetë për secilin prej nesh. Është kjo një porosi e elektoratit të cilën duhet ta respektojmë, studiojmë, dëgjojmë dhe të veprojmë e të sillemi në përputhshmëri me te. Na priftë e mbara në ditët dhe vitet e ardhme. Zoti e bekoftë LDK-në – Zoti e bekoftë Kosovën./Arbresh.info.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...