Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e djeshme ka proceduar për në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, sipas të cilit, Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë bërë demarkacion por vetëm kanë shënuar kufi të ri.
Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj e miratoi marrëveshjen që ishte ekzistuese.
“Nuk ka tjetër marrëveshje me Malin e Zi. Ata sot e aprovuan në Qeveri marrëveshjen që e kanë kundërshtuar me gaz lotësjellës, me koktej molotovi dhe me të gjitha mënyrat e mundshme. Pra në Qeveri sot u aprovua marrëveshja dhe një raport, ndërsa me Malin e Zi është veç një marrëveshje të cilën e aprovuan dhe e dërguan në Kuvend. Pra raporti nuk është marrëveshje mes Malit të Zi dhe Kosovës është vetëm informatë që i dërgohet Kuvendi”, ka thënë ai.
Sipas tij duhet pyetur kryeministrin Haradinaj, pse atë kohë e kundërshtoi në mënyra të ndryshme e tani e votoj.
“Ramush Haradinaj e aprovoi marrëveshjen e cila u miratua mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi. Duhet pyetur Ramush Haradinaj pse atëherë e kundërshtoi në të gjitha mënyrat ndërsa sot e votoi dhe ia dërgoi parlamentit të njëjtën marrëveshje”, ka deklaruar ai.
Gecaj nuk ka treguar nëse LDK do ta votoj këtë marrëveshje në Kuvend.
“LDK do të mblidhet dhe do të marr qëndrime se a do ta votoj, është çështje kohe”, theksoi ai.
/V.Berisha/arbresh.info
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare