Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal , Bajram Gecaj, i ka reaguar përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi.
Gecaj e ka ofenduar rëndë Rrustemin për shkak se, siç thotë zëvendësministri, ka shpifur për të lidhur me deklaratën për organizmin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Zyrtari i VV’së nëpëmes një postimi në Facebook ka thënë se po e arsyeton hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke e krahasuar atë më ministër të Serbisë.
Ky është shkrimi i plotë i Gecajt:
“FUNDËRRINAT GËNJESHTARË TË LAV
Kjo fundërrina e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), përfaqësues i Brigadave të tyre të Kuqe në KQZ, Adnan Rrustemi, ju paska bashkangjitur sistemit dhe metodës së atij Pinokios tjetër nga Komuna e Prishtinës, veçse këtij ju paska zgjatur hunda më shumë nga gënjeshtra e tij e paskrupullt.
E vetmja deklaratë e imja deri më tani në lidhje me organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë ka qenë se “Qeveria e Kosovës ende nuk ka qëndrim për këtë çështje”.
Ndërsa ky pinokio hundëmadh merr guximin të më krahasoj edhe me një “ministër të Serbisë”.
Ti, more psikopat, me u bashku me tërë farë e fis, prap mbetesh me kilometra largë kredencialeve të mia dhe të familjes sime. Vendimin për ose kundër organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë e merr Qeveria e Republikës së Kosovës, jo unë, e posaçërisht jo bërllogu si ti.”
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...