Gjatë ditës së sotme është raportuar se Mustafa ka dështuar ta bindë Komisariatin për Punë të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopulos, që të suspendohet kriteri i Demarkacionit për vizat.
Në anën tjetër, Bajram Gecaj, Këshilltari i kryeministrit të Kosovës dhe zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se Mustafa nuk ka dështuar në planin e tij por ai ka shkuar të kërkojë një kusht shtesë.
“Kryeministri ishte në Bruksel, për të pezulluar kushtin e demarkacionit, por kjo kërkesë u refuzua”, tha Gecaj në Interaktiv të KTV-së.
Ai tha se disa individ që pretendojnë të jenë ekspert për çdo qështje nëpër rrjete sociale, nuk e kanë idenë si funksionojnë institucionet.
“Është e pamundur që vendime të tilla të merren menjëherë, këto vendime i merr këshilli, por jo për një takim”.
Ai ka thënë se do ketë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian.
“Kjo ide fillimisht u lansua në Maltë, dhe ka hasur në mirëkuptim”.
Iniciativa si e Mustafës, ai tha se duhet të përkrahet nga vende të fuqishme.
“Nuk ka shku veç me fol atje, është kusht që ka insistu që një kohë të gjatë, e kësaj i duhet kohë e jo vetëm një takim”, tha Gecaj.
Ai thotë se Mustafa nuk ka dështuar në planin e tij ai ka shkuar të kërkoj në kusht shtesë.
Ne kemi marrë përkrahje nga samiti në Maltë, kjo është prova e fundit pse Mustafa ka udhëtuar për atje.
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare