Përfolja se Demarkacioni do kthehet në Kuvend në fillim të marsit, ndoshta nuk do të jetë e mundur.
Kështu shprehet të paktën zëvendës-ministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj, i cili thotë se Qeveria momentalisht nuk i ka votat e duhura për të kaluar Demarkacionin.
Në një prononcim për Indeksonline, ai thotë se për ta ratifikuar Demarkacionin, atyre iu nevojiten votat e Listës Serbe.
“Ne na vyen votat e listës serbe për ta kaluar Demarkacionin, pasi që kemi një opozitë kryeneçe që ka lidhur krye se nuk do e votoj Demarkacionin. Unë për vete mendoj se Demarkacionin do e qojmë në Kuvend në momentin që mendojmë se i kemi votat. Tash për tash nuk janë votat, sepse nuk është lista serbe dhe ajo ka qenë e qartë se nuk do kthehen. Pra, pa njërën ose tjetrën nuk mund të kthehet”, ka thënë Gecaj.
Megjithatë ai beson se ka indikacione që Lista Serbe do kthehet dhe në këtë mënyrë edhe do i bëjnë votat e mjaftueshme.
“Ne kemi indikacione nga lista serbe se është e mundshme që të kthehet, i kemi në vazhdimësi shpresat që do të kthehen në Kuvend. Nëse ata kthehen në Kuvend, besoj që i kemi votat”, ka shtuar Gecaj.
Ndërsa, deklaratat e Listës Serbe se nuk do të kthehen në Institucionet e Kosovës pa filluar themelimi i Komunave me Shumicë Serbe, Gecaj i quan të palogjikshme.
Për të themeluar statutin e Asociacionit sipas negociatave në Bruksel, Gecaj thotë se serbët duhet të kthehen në Institucione, sepse një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa diskutuar me ta.
“Ato deklarata që po i japin përfaqësues të serbëve janë deklarata të palogjikshme. Sepse ne së pari Asociacionin e kemi negociuar në Bruksel dhe në bazë të asaj marrëveshje së pari duhet të themelohet statuti i Asociacionit tek pastaj të themelohet ai. Edhe ne ju kemi thënë se për të diskutuar për statutin e Asociacionit duhet të kthehen në Institucione, sepse ne nuk mund të flasim me murin për themelimin e Asociacionit, por duhet të flasim me ata”, ka deklaruar Gecaj.
Edhe po të kthehet tani Lista Serbe në Kuvend nuk do të jetë i mundshëm formimi i menjëherëshëm i Asociacionit. Kjo, pasi që, sipas Gecajt, nevojitet kohë për themelimin dhe përpilimin e statutit.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist