Google ADS

Gecaj: Ambasada e Amerikës ka dhënë mesazh të qartë sot

19:39 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Menjëherë pas komunikatës për media të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila i bënë thirrje institucioneve të vendit ta ratifikojnë demarkacionin, ka ardhur reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj i cili thotë ë se porosia më e qartë nuk mund të jetë se kjo që e ka dhënë sot ambasada amerikane:

Statusi i plotë i postuar në facebook nga Gecaj:

KUMTESË E AMBASADËS SË SHBA-SË RRETH MARRËVESHJES PËR SHËNIMIN E KUFIRIT

Ambasada e SHBA-së i bën thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ne mbesim plotësisht të bindur – pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – se vija e shënimit të kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte. Ka ardhur koha t’iu jepen fund argumenteve dhe mospajtimeve që vetëm po e lëndojnë Kosovën, dëmtojnë kredibilitetin e Kosovës jashtë vendit dhe pengojnë mundësinë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm. Kjo marrëveshje paraqet shënim të mirë, të saktë dhe të drejtë të kufirit ndërmjet dy vendeve fqinje shumë miqësore. E nxisim qeverinë që menjëherë ta dërgojë sërish instrumentin e ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe deputetët ta ratifikojnë atë pa asnjë vonesë. Ka ardhur koha t’i jepet fund pengesave politike të Republikës së Kosovës ashtu që Kuvendi dhe Qeveria të fillojnë të shënojnë përparim në çështjet tjera jetike në të mirë të qytetarëve të Kosovës. POROSIA MË E QARTË NUK MUND TË JETË/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme