Ka dështuar për herë të tretë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Për dallim nga hera e fundit që ky projektligj nuk u votua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, sot dështoi në mungesë të kuorumit.
Me këtë projektligj është paraparë që të ngriten kapacitetet e vendit tonë ekonomikisht, e sidomos pas kësaj periudhe që kemi kaluar nga koronavirusi.
Ndërsa, me këmbëngulje që të kalojë projektligji në fjalë ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka përsëritur edhe një herë deputeti nga radhët e AAK-së Gazmend Syla.
Ai tha që për sqarim të opinionit publik dua t’ju njoftoj se AAK e ka votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
‘Vetëm për sqarim të opinionit. Grupi parlamentar i AAK-së ,e ka votua ligjin për rimëkëmbje ekonomike’, u shpreh Syla.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...