Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit, mbrëmë në Tribuna Chanel, kandidatët për kryetarë të komunës së Pejës, kanë debatuar lidhur me gjendjen në komunës e Pejës.
Pas paraqitjes së vizionit për katër vitet e ardhshme, nga secili prej kandidatëve, debati u orientua kryesisht në punën e udhëheqësit në mandatin e kaluar, Gazmend Muhaxheri.
Muhaxheri, tha se sa i përket infrastrukturës ka arritur të ndërtojë 307 km rrugë, apo më tepër se sa kishte Peja para ardhjes së tij në krye të komunës.
Më tej shtoi se vetëm trupa ndriçues ka vendosur 5656 sosh, apo dy herë më shumë se sa kishte më parë.
Sfidë për të ishte edhe rregullimi i sheshit në qendër të qytetit, më saktësisht përballë Hotel Dukagjinit, ku kundër kandidatët i kërkuan detaje të hollësishme, gjersa ai iu përgjigj duke thënë se ky projekt është i kamotshëm, mirëpo paraardhësit e tij nuk e kishin guximin për ta bërë një gjë të tillë, dhe për më tepër shtoi se ka ndërtuar 16 sheshe në qytetin e Pejës.
Ndërkaq, në njërën zonë kishte arritur edhe që të largonte prostitucionin dhe dukuritë negative, respektivisht në lagjen e njërit nga kundër kandidatët e tij.
Pyetjes së një qytetari, se çfarë kishte bërë për turizmin dhe rininë gjatë qeverisjes së tij, ai iu përgjigj duke thënë se ka ndërtuar 14 salla sportive (6 të mbyllura dhe 8 të hapura), si dhe disa shtigje të ndërtuara si: Via Ferrata, Bukuroshja e Fjetur, Shtegu i Shëndetit, rregullimin e Çarshisë së Gjatë, dhe sipas tij këto investime kanë bërë që të trefishohet edhe numri i turistëve në komunën e Pejës.
Ndërsa me realizimin e projektit Borea, ai tha se Peja do të jetë destinacion i turizmit në regjion, duke potencuar se të gjitha procedurat veç janë kryer, e vizitorëve ju premtojë që në dhjetorin e vitit të ardhshëm do të mund të skijojnë.
Dyshimeve për procesin e deri tek fituesi i projektit Borea, Muhaxheri iu përgjigj shkurt duke thënë se procesi ka qenë i hapur, transparent, dhe se fitues i këtij projekti është firma më e njohur në botë për ndërtimin e teleferikëve, ndërkaq për përparësitë që ka Borea, ai shtoi se kjo qendër do të jetë më e mira në Ballkan, duke e cilësuar edhe si një perlë të veçantë, e cila do ta bënë Pejën lider ekonomik në vend.
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...