Drejtori i Përgjithshëm i POlicisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka mbajtur një takim pune me drejtorë të departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore (DRP).
Hoxha nga pozita e re përshëndeti pjesëmarrësit në këtë takim dhe kërkoi angazhime të shtuara nga të gjithë drejtuesit e departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore, në zbatimin e ligjit dhe ofrimit të shërbimeve sa më efektive dhe efikase ndaj qytetarëve dhe vendit.
Siguria e përgjithshme, parandalimi i veprave penale, struktura organizative e PK-së dhe menaxhimi policor, avancimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe aksidentet rrugore ishin ndër temat kryesore të këtij takimi, etj.
Drejtori i Policisë ofroi mbështetjen e tij të fuqishme për përfaqësuesit, respektivisht drejtorët kompetentë në adresimin e çështjeve të rëndësishme, arritjen objektivave të përbashkëta dhe avancimin e mëtejmë të punës policore./arbresh.info/
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji