Gazmend Hoxha emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

10:52 | 8 Mars 2023
A. B.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Gazmend Hoxha të zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Pas rekomandimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria ka vendosur që t’i rekomandohet kryeministrit Albin Kurti, emërimi i Hoxhës në këtë pozitë.

Deri tani Hoxha mbante pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

Por, ai më parë ka mbajtur edhe disa pozita të tjera të larta në këtë institucion.

Hoxha në vitin 2009 kishte qenë edhe drejtor i Njësive Speciale, kurse në vitet 2010-2011 ishte emëruar Drejtor kundër Krimit të Organizuar. Në vitin 2012 ishte emëruar Drejtor i Policisë në Ferizaj.

Në konkursin e fundit për Drejtor të Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, Hoxha ishte vlerësuar më së shumti nga të gjithë kandidatët, edhe nga Ambasada e Britanisë në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme