Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi,ka thënë se presin që kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të lirohet nga mbajtja në Francë.
Ai ka deklaruar se, në bindjen e tij, drejtësia franceze nuk ka më asnjë arsye për ta mbajtur Haradinajn; lirimi i të cilit sipas Abrashit do të ishte triumf i drejtësisë.
“Interesimi është shumë i madh, pasi nesër në orën 09:00 pritet të merret vendimi për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ka një optimizëm të madh, që nesër do të merret vendimi që ai të kthehet në Kosovë. Besoj që nesër do të fitojë së pari drejtësia; do të fitojë Ramushi, do të fitojë Kosova”, tha Abrashi në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Besojmë plotësisht në drejtësinë franceze dhe jemi të bindur që nesër ai do të lirohet. Do të kemi një organizim në selinë e AAK-së dhe në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ku masës do t’i drejtohet Ramush Haradinaj”.
“Këta tre muaj e gjysmë duhet të kenë qenë të mjaftueshëm që drejtësia franceze të marrë vendimin e duhur. Nuk ka më asnjë arsye që ai të mbahet më në Francë”.
“Të gjithë atë që e kemi dëgjuar nga mediat serbe për Haradinajn ka qenë e pritshme dhe jobefasuese. Por ai e ka kaluar sfidën e madhe, në Hagë. Jam i bindur që nuk ka më asnjë arsye që Ramushi të mbahet në Francë”, tha Abrashi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...