Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, është shprehur i vendosur se subjekti i tij politik do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme qendrore, pa marrë parasysh se kur do të mbahen ato.
Me këtë rast, ai ka konsideruar se PDK-ja do të qeverisë vendin pas zgjedhjeve. Pajaziti në një intervistë për “Zërin” ka konsideruar se Marrëveshja e Demarkacionit nuk mund të ndalet me gazin e opozitës. Sipas tij, pa u ratifikuar kjo Marrëveshje Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave, kurse secili që mundohet ta pengojë këtë Marrëveshje, sipas tij, do të marrë përgjegjësi për të ardhmen.
Pajaziti tutje ka vlerësuar se sa më shpejt që kryhet çështja e demarkacionit, aq më shpejt mund të arrihet deri te liberalizimi i vizave.
“Sa më parë që ta kryejmë këtë obligim, aq më shpejt hapen rrugët për liri të lëvizjes dhe për të gjitha proceset tjera integruese drejt BE-së. Demarkacioni në momentin kur të vijë në Kuvend duhet trajtuar dhe konsiderojmë se duhet miratuar që t’i hapim derën perspektivës së vendit tonë”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, ka thënë se PDK-ja vazhdimisht është duke biseduar me deputetët e tjerë të PDK-së, të cilët janë kundër kësaj marrëveshjeje.
“Ne vazhdimisht bisedojmë për çështje edhe më të vogla dhe natyrshëm se për një çështje kaq të rëndësishme bisedojmë dhe bëjmë përpjekje për të ardhur në përfundime të duhura. E thashë më lart se është në diskrecionin e secilit deputet se si do të votojë, por secili duhet t’i qesë në radhë të parë interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar tutje ai.
Kurse, duke folur për rezultatin e Komisionit për Matjen e Territorit, sipas së cilit Kosova nuk humb territor, Pajaziti ka vlerësuar se ky rezultat është plotësisht i besueshëm.
“Ne duhet të jemi të prirë që t’u besojmë mekanizmave shtetërorë, sepse si deputetë nuk jemi ekspertë të demarkacionit. U besoj komisioneve shtetërore dhe vlerësimeve të ekspertëve ndërkombëtarë”, ka shtuar deputeti i PDK-së.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...