Lëvizja Vetëvendosje javë më parë ka futur gaz lotsjellës në Kuvend, ka mësuar Insajderi.
Një deputet i Grupit të Pavarur të Deputetëve i ka treguar Insajderit se Grupi i Vetëvendosjes ka kërkuar prej tyre që bashkërisht ta hedhin gazin. Por grupi i Visar Ymerit nuk ka pranuar.
Por deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka mohuar këtë, duke thënë se veprimet e tyre vazhdimisht kanë qenë transparente.
“Nuk e di se nga e keni marrë këtë burim. Asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron. Ne kemi thënë se do ta kundërshtojmë Demarkacionin në Kuvend. Për veprimet tona vazhdimisht kemi qenë transparent, dhe njësoj do të jenë transparente edhe sot”, ka thënë Haxhiu për Insajderin.
Ende nuk dihet nëse sot do ta përdorin gazin lotsjellës.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...