Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, ka falënderuar publikisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për pritjen dhe strehimin e gazetarëve nga Ukraina.
Në njoftimin zyrtar të kryeministrit në Twitter për pritjen e gazetares së parë nga Ukraina, Tomilenko ka lënë një koment të shkurtër, ku shpreh falënderimin e tij.
“Albin Kurti, nga thellësia e zemrës, faleminderit për mbështetjen e gazetarëve ukrainas”, ka shkruar ai.
Kurti, sot ka pritur gazetaren e parë në Kosovë nga Ukraina. Ai, në zyrën e tij, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, Lyudmila Makey, gazetarja e parë ukrainase e strehuar në Kosovë, pasi është detyruar të largohet nga Ukraina pas pushtimit rus.
Today @gervallaschwarz, @XSvecla & I welcomed Lyudmila Makey, 1st of 20 ?? journalists that ?? will host. Forced to leave home b/c of the Russian invasion, she’ll go on to tell & report the truth on behalf of her people from where I hope she’ll soon call her 2nd home. Welcome! pic.twitter.com/9W9boRF2zj
— Albin Kurti (@albinkurti) April 17, 2022
“Republika e Kosovës dënon fuqishëm agresionin ushtarak të Federatës Ruse dhe invazionin në Ukrainë. Solidariteti ynë me popullin tuaj dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme”, ka thënë kryeministri Kurti
Kurti ka theksuar se Republika e Kosovës u është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe është e përkushtuar të punojë së bashku me aleatët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë globale.
Gazetares Makey në Kosovë pritet t’i bashkohen edhe të tjerë kolegë të saj nga Ukraina. Qeveria e Kosovës është zotuar se do të krijojë kushte të përshtatshme pune dhe jetese për ta./arbresh.info/
lexo edhe:
Von der Leyen arrin në Tiranë, pritet nga Rama
Disa studentë të universitetit paralel të Mitrovicës protest...
Liga e Kampionëve e “mbushur” me futbollistë shqiptarë, dhje...
Meta përplaset me prokurorët e SPAK-ut në sallën e gjyqit
Hezbollahu goditi shtëpinë e plazhit të Benjamin Netanyahut,...
Konjufca priti në takim të rinjtë e Shkollës Diplomatike