Gazetari i Tv Klan në Beograd, Idro Seferi, ka zbuluar disa detaje në komunikimin mes tij dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë konferencave për shtyp.
“Shumë shpesh presidenti Vuçiq në konferenca krijon interaksion me gazetarët dhe sidomos kur flet për Kosovën e ka qejf të përdorë fjalë shqip dhe më pyet se a është mirë dhe unë ia kthej që ‘po’”, ka treguar ai në Info Magazine.
“Vuçiq po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Uroshevac, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën”, rrëfen gazetari.
Ndërkaq, Seferi ka treguar edhe për një pyetje që i ka bërë ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, për Kosovën.
“E kam pyetur se kur do të ndërpresë së lobuari kundër pavarësisë së Kosovës dhe ai më tha se kur të ndalojë Shqipëria së lobuari pro pavarësisë së Kosovës”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...