Gazetari Edvin Parruca në një shkrim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave të kryeministri Edi Rama, ku në një takim me studentët e mjekësisë akuzoi pedagogët se po pengonin studentët dhe i kërcënoi këta të fundit se do humbisnin vitin nëse nuk kthehen në mësim.
Parruca shkruan se Rama po vepron në një mënyrë të shpifur dhe sipas tij e drejta nuk është sot me të dhe as me kundërshtarët e tij brenda llojit.
O Katran!
Kercenon studentet ‘do humbni vitin, do humbni bursat’, i ndërsen studentet ‘mos rrini si pula’.
Studentet, nga ana tjeter, thone para kamerave ‘8 pikat ende qendrojne, por nuk perballojme dot shpenzimet ne Tirane, nese do na duhet te rrime edhe gjate veres’.
Kete vend drejton ti, ku njerezit terhiqen nga lufta per te drejtat e tyre sepse nuk perballojne dot te jetojne dy muaj ne Tirane.
Ti Markmarkëve u merr te keqen, o Katran!
Ata pedagoge po vene ne rrezik nje karriere te qete, qe pak njerez kane luksin ta kene ne kete vend, per t’u rreshtuar me te drejten dhe dinjitetin. Shyqyr qe i kemi!
Kurse ti po vepron ne nje menyre te shpifur.
E drejta dhe dinjiteti eshte sot me njerezit qe po rezistojne: per universitetin, per teatrin, per natyren, per shtepite e tyre.
E drejta nuk eshte sot me ty dhe kundershtaret e tu brenda llojit, qe beni sikur ziheni si qente, ne ate qe gjoja eshte organi yne perfaqesues.
E drejta nuk fiton gjithmone, por gjithmone do nderohen njerezit qe luftojne per te dhe do harrohen te tjeret.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...