Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë po e përdor gazetarin kosovar, Halil Berisha për të kërkuar dënimin e krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Berisha është detyruar nga Specialja të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore për të treguar se si dhe kush ia kishte ofruar dokuemntet konfidenciale që i rodhën kësaj gjykate.
Berisha fillimisht u pyet për njërën nga konferencat ku Gucati dhe Haradinaj i thirrnin për të treguar se në zyret e OVL-së ishin dërguar dokumente të Speciales.
Gazetari nga Kosova, Halil Berisha, ka dëshmuar sot në Gjykatën Speciale, rreth disa dokumenteve të Dhomave të Specializuara, të cilat i posedonte Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Sa faqe keni marrë afërsisht?
”Mendoj që diku 1.000 faqe ndoshta”.
Berisha konfirmoi po ashtu se ka pasur edhe paketa të tjera informacioni, megjithatë nuk specifikoi nëse ka qenë edhe dikush tjetër apo jo në të njëjtin vend ku gjendej materiali.
”Si i kam marrë dokumentet kam dalë nga ajo zyre”.
”Kontakti ka qenë shumë i shkurtër, por kur kam marrë dokumentet, ka qenë numër i madh i tyre, vetëm kam kërkuar një diçka, qese apo diçka të tillë për t’i mbajt dokumentet”.
”Ka disa shkrime që jemi kujdes, për të paktën për ato që shkruhej se janë ”Konfidenciale”, jemi kujdes që ato mos me u publiku”.
Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen dhe po gjykohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...