Gazetari shqiptar, Ergys Gjençaj, ka treguar më shumë detaje për Samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë e të cilin e ka përcjellë nga afër gjatë ditës.
Ai tha se nga ajo që ka parë sot ka vërejtur se ‘akulli’ mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nisur të shkrihet.
“Është e vështirë të flasim se çka ka ndodhur brenda takimit, sepse ishte takim me dyer të mbyllura dhe informacionet kanë qenë vështirë të kalohen përtej atyre dyerve. Sa i përket raportit mes Edi Ramës [kryeministrit të Shqipërisë] dhe Albin Kurtit [kryeministrit të Kosovës] mund të themi se ka pasë shkrirje të akullit që mes tyre ka ekzistuar këtyre viteve të fundit”.
“Në momentin që Albin Kurti mbërriti në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama e priti me dashamirësi vëllazërore dhe me të njëjtën monedhë, të paktën nga ajo që ne pamë nga larg, iu përgjigj edhe Albin Kurti. Po ashtu me një dashamirësi pozitive ishin edhe pas përfundimit të samitit në momentin kur Edi Rama e përcolli Albin Kurtin ku edhe kanë shkëmbyer një bisedë të shkurtër në oborrin e Pallatit të Brigadave. Pashë një shkrirje të akujve mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit”.
Gazetari i politikës në “News 24” foli edhe për përplasjen mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Bërnabiq, që padyshim e mori gjithë vëmendjen në samitin e sotëm.
“Duhet të kemi parasysh se ky ishte samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ana Bërnabiq ishte në të njëjtën tavolinë dhe përballë kishte Albin Kurtin, kryeministrin e Republikës së Kosovës. Nëse flasim me simbolikë kishte kryeministrin e një vendi tjetër, pavarësisht se Serbia dhe Ana Bërnabiq si edhe çdo zyrtar i Serbisë deklarojnë se nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës dhe kështu do të deklarojnë edhe në të ardhmen, por një ditë kjo do të jetë fakt dhe do të ndodhë. Takimi kishte përplasje, retorika dhe debate mes Albin Kurtit dhe Ana Bërnabiqit”.
“Kurti ka kërkuar tjetërsimin e formatit të takimit ku Kosova duhet të njihet si shtet çka është kundërshtuar me forcë nga Bërnabiq me argumentin se Kosova nuk njihet nga të paktën pesë vende të BE-së dhe nuk mund të konsiderohet si shtet në vete dhe si i tillë nuk mund të trajtohet në takime të tilla. Janë debate normale mes dy kryetarëve të qeverive të vendeve që s’e njohin njëra-tjetrën, ose më mirë të themi se Beogradi nuk e njeh Kosovën. Mirëpo, qëndrimi në të njëjtën tavolinë si kryeministra të dy vendeve për mua flet shumë”.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA