Gazetari nga Tirana, Ben Andoni, njohës i çështjeve rajonale, ka folur për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën e Veriut. Ai ka thënë se Ivanoviq ishte i lidhur me mafinë serbe atje.
“U bë një bisedë i mbrojtur nga ushtarët indianë. Kam parë cinizmin e tij ndaj nesh që ishte një cinizëm i moderuar. Ai mbrohej nga ushtarët e KFOR-t, por edhe nga shqiptarët. Ishte nga serbët e pakët që mund të lëvizte në Kosovë. Ishte i targetuar nga kosovarët që kishte qenë problematikë. Ivanoviçi ka marrë shumë gjëra në varr që do të mund të merren vesh më vonë”, ka thënë Andoni në “Ora News”, teksa ka folur për politikanin e vrarë serb.
I pyetur nëse Ivanoviq ishte pjesë e mafisë së Mitrovicës, ai është përgjigjur: “Ishte plotësisht pjesë”.
“Serbët përveç Sheshelit që ka retorikë boshe, serbët e kanë vendosur gishtin e fajtorit në mullinjtë që kanë vendosur ata vetë. Mitrovica u ka dalë jashtë dore. Është vendi ku strehohen disa nga kriminelët me eminentë serbë. Konflikti kryesor i Ivanoviç ka qenë me Goran Rakiç njeriu kryesor i Lista Srbska, që menaxhon qëndrimin zyrtar të Beogradit”, ka thënë Andoni.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...