Një gazetar që ka shkaktuar shumë probleme në Ukrainë, për shkak të propagandës pro ruse, ka qëndruar në Kosovë para një jave.
Graham William Philips ka bërë disa reportazhe në Kosovë ku konstaton se shteti i ri është rezultat i spastrimit etnik të serbëve. Ai tallet me proamerikanizmin kosovar dhe e paraqet UCK-në si organizatë terroriste.
Ai madje ka intervistuar edhe qytetarë të cilëve u është prezantuar si gazetar nga Britania.
Një prej tyre është edhe Bujar Lepaja nga Prishtina i cili në video është I paraqitur si personazh që nuk e di se nga janë shqiptaret dhe cila është prejardhja e tyre.
Buajr Lepaja ka thënë për RTV Dukagjinin se Philips i është si turist.
“Ai zotni ka ardh në lagjen tonë sipas tij si turistë edhe kur e kam takuar unë në një nga lokalet e lagjes kish fillu veç me marrë persona në intervista qëllimi i intervistës ishte që pse kosovarët e duan Amerikën”, ka thënë Lepaja.
Lepaja thotë se ky gazetar e ka nxjerrë nga konteksti deklaratën e tij.
“Kur kam hy në internet e kam parë se kush është ai por më shumë habitem se si një person i tille ka hy e ka dal në shtetin tonë duke mos u vërejtur “, ka thënë Lepaja.
Bujar Lepaja paralajmëron se do ta padis atë.
Graham William Phillips është i vetëshpallur si “gazetar ushtarak britanik”. Ai u shfaq në skenën ukrainase, duke raportuar për armiqësitë e dobishme për Kremlinin. Ai punoi si korrespondent për kanalet televizive ruse RT (Rusia Sot) dhe Zvezda.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pati njoftuar publikisht se gazetarët e TB Zvezda konsiderohen si përfaqësues të forcave të armatosura.
Për të maskuar veprimet e tij, Phillips përdor metodat e rregullta në të cilat përzien doza të së vërtetës me trillime të papërpunuara, në mënyrë efektive duke e mbushur hapësirën e informacionit. Në të njëjtën kohë, ai luan rolin e një gazetari që çmendurisht kërkon të vërtetën.
Ai pati shkaktuar një skandal në parlamentin britanik, duke u fshehur në maskën e një gazetari në një ngjarje që shënonte 25 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Ukrainës.
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...