Gazetari dhe autori i emisionit “Arkiva” në RTK, Fisnik Durguti ka publikuar faturat e shpenzimeve që ka bërë për tu shëruar nga COVID-19.
Durguti thotë se ka shpenzuar afër 2 mijë euro për barna, analiza e oksigjen, për veti dhe nënën e tij.
Këtë postim thotë se e ka bërë për t’i treguar përgjegjësve të shtetit sa i kushton një familje shërimi në shtëpi dhe cila është ndihma e shtetit për ata që shërohen në shtëpi.
Statusi i plotë i Durgutit:
Po i bëj publike shpenzimet e sherimit nga COVID 19, për dy persona për mua dhe nënën time, jo për tjetër por për t’i treguar pergjegjesve te shtetit sa i kushton një familje sherimi në shtëpi dhe cila eshte ndihma e shtetit per ata që shërohen në shtepi?
Po 50 euro per mua dhe 100 euro për nënën nga Shpend A. Ahmeti, po nga qeveria e Avdullah Hotit? “0”
Deri sa shpenzimet jane 1.444,70 euro per barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit + 50 euro aparatit te oksigjenit pra në total rreth 1.890 euro.( ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)
A e keni mendu se si mundë t’i mbuloje një familje këto shpenzime?
Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi qe spitalet janë plotë.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë