Gazetari i njohur kosovar e bën bashkë flamurin shqiptar me atë serb në mes të Beogradit

10:45 | 29 Gusht 2019
M. A.

Edhe pse marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij serb kanë qenë ndër vite të acaruara, situata nuk ka ndryshuar shumë edhe gjatë viteve të fundit.

Nga ana tjetër gjuha e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare duke se është shumë larg.

Por në rrjet ka bërë bujë një imazh tepër i rrallë, ku flamuri shqiptar qëndron pranë atij serb në një ambient publik.

Ka qenë gazetari Idro Seferi i cili ka shpërndarë këtë imazh në rrjete sociale ku shihen dy peshqirë një me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe tjetri me ato serbe, të cilët qëndrojnë në dy shezlonge në një pishinë në Beograd.

Krahas fotos kanë qenë të shumtë komentet, ku nuk mungonin ato serb. Si për çudi në disa prej tyre thuhej se është një foto e bukur dhe se dy vendet i ndan më shumë politika.Vetë Idro Seferi shkruan:

“Pishinë në Beograd….është nxehtë për të gjithë”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme