Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë që janë të rrezikshme akuzat që i ka bërë anëtari i kryesisë së VV-së, Liburn Aliu ndaj publicistit Baton Haxhiu.
Aliu i ka reaguar Haxhiut i cili tha se Albin Kurti e Hashim Thaçi kanë pasur dy takime të gjata, përveç katër minutëshit në Presidencë.
“Jam alergjik në sulmet ndaj gazetarëve pasi Baton Haxhiu nuk ka thënë asgjë që nuk qëndron sipas tij. Ai ka thënë që ka pasë takime dhe këtë partia e cila i përket Kurti nëqoftëse mendon se duhet reaguar atëherë duhet të reagojë në formën të përgënjeshtrojë apo të pohojë këtë takim”.
“Nuk ka asgjë të keqe nëse Thaçi dhe Kurti takohen për daljen nga kjo krizë. Unë jam shumë alergjik nëse një politikan del dhe i sulmon gazetarët për shkak të një deklarate. Nëse ka të dhëna të tjera duhet të dalë që ta përgënjeshtrojë dhe jo me gjuhën denigruese dhe kërcënuese”.
“Në këto raste ju e dini që shoqëria kosovare është e përçarë në tradhtarë dhe kjo është një situatë shumë e rrezikshme. çka nëse i ndodh diçka zotit Haxhiu kush jep përgjegjësi për këtë punë?”
“A duhet të japë përgjegjësi Liburn Aliu i cili targeton një gazetar prandaj politikanët duhet të jenë shumë të kujdesshëm me gazetarët”.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...