Gazetari i BBC-së, Guy De Launey që po qëndron në Ohër ka bërë një koment edhe për opozitën në Kosovë dhe atë në Serbi.
“Escobari po flet për fundin e vitit si kohën për ta përmbyllur (marrëveshjen). Prandaj, ka shumë hapa prej tash deri në atë kohë. Por, opozita edhe në Kosovë e edhe në Serbi ka qenë goxha e butë deri tash. Të lodhur, apo po e ruajnë barutin?” – shkruan De Launey në profilin e tij në Twitter.
Në një postim tjetër, z. De Launey i ka vënë në mënyrë sarkastike bast 10 euro se nuk do të kishte marrëveshje sot.
“Po vë bast se takimi i shumëpritur i sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të rezultojë në marrëveshje.” – ka shkruar ai derisa shihet në fotografi teksa mban një kartmonedhë 10-euroshe. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...