Gazetari Erich Rathfelder në një shkrim për të përditshmen gjermane Tageszeitung, vlerëson se zgjedhjet e reja mund të sjellin në krye të qeverisë së Kosovës Albin Kurtin, gjë që do të prishte planin e BE’së për afrim me Serbinë. Rathfelder që ka punuar në vendet e Ballkanit në 30 vitet e fundit dhe ka raportuar edhe nga Kosova.
Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, koalicioni fitues i komandantëve të UCK’së ende nuk ka arritur të sigurojë shumicën prej 61 nga 120 ulëse për formimin e qeverisë.
As votat e e deputetëve të minoritetit serb nuk i ndihmuan mandatarit për kryeministër Ramush Haradinajt, të bëj shumicën. Që kur javën e kaluar nuk u arrit të zgjidhej kryetari i Parlamentitm, shumë analistë mendojnë që tërë këto zhvillime po qojnë në zgjedhje të reja.
Të mërkurën pritet të takohen partitë e mëdha, për të gjetur një rrugëdalje nga kriza. Do të jetë vendimtare çfarë do të dalë nga kjo.
Partia më e madhe opozitare, Vetëvendosje tashmë është tërhequr. Me shumë gjasa ajo do të përfitonte nga zgjedhjet e reja. Është në pikëpytetje nëse ish kryeministri Isa Musta si kryetar i partisë tjetër në opozitare – Lidhjes Demokratike (LDK) do të arrijë një marrëveshje me Haradinajn, sepse përkrahja për komandant Haradinajn dhe presidentin Hashim Thaçi ka ndryshuar.
Kandidati i pëlqyer nga gjenerata e re e cila do të jetë vendimtare në zgjedhjet e reja, është Albin Kurti, shef i Vetëvendosjes. Ndërkaq, përfaqësuesit institucionet ndërkombëtare, pra të BE’së, të trupave ndërkombëtare të KFOR’it dhe misioni për shtetitn e së drejtës EULEX, e shohin 45 vjeçin – që vazhdimisht lufton kundër korrupsionit dhe ‘klasës së braktisur politike’ – si kundërshtar dhe pengesë për përfarimin e Kosovës me Serbinë. Kjo kërkohet me çdo kush, para së gjithash nga Bashkimi Europian.
Por, edhe te institucionet ndërkombëtare ngadalë po ndryshon mendimi – kështu Kurti nuk fyhet aq shpesh sikurse më parë në mënyrë paushalle, si nacionalist apo edhe si marksist i majtë e i paparashikueshëm.
Por, strategjia e deritashme ndërkombëtare do të konsiderohej e dështuar në rast të fitores së Kurtit në zgjedhje.
Sepse Kurti nuk pajtohet me ndarje territoriale të vendit në vija etnike. Kurti e kishte kundërshtuar edhe të ashtuquajturin Plani i Ahtisaarit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, pranimi i të cilit nga Parlamenti i Kosovës ishte parakusht për pavarësinë e vendit në vitin 2008. Me planin e Ahtisaarit komunat serbe fituan të drejta të vetadministrimit.
BE’ja dëshiron që këtë ta shtyjë përpara: Komunave serbe që përbëjnë 7 përqind të popullsisë dhe 20 përqind të territorit, duhet të lidhen në një “Bashkësi të Komunave”. Kjo Bashkësi do të kishte përfaqësuesit e vet, një Parlament dhe një President.
Kjo në sytë e Kurtit dhe përkrahësve të tij do të ishte zbatimi i një “Modeli boshnjak të ndarjes”, që ka sjellë deri te bllokada në Bosnje e Hercegovinë.
Serbia dhe serbët e Kosovës në Parlament janë të gatshëm që të përkrahin edhe komandantët të cilët i përshkruajnë si “kriminel lufte” të organizatës çlirimtare UÇK, vetëm për të formuar “Bashkësinë e Komunave”./arbresh.info/
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...