Gazetarët ukrainas sot janë takuar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe kanë ndjekur nga afër punimet e seancës së dytë për sesionin pranveror.
Kolegët nga Ukraina janë përshëndetur nga deputetët e pranishëm në Parlament, teksa kanë brohoritur “Slava Ukraina” dhe “Rroftë Kosova”.
Luidmyla Makei, Sehri Shevchenko, Luidmyla Mekh, Maryna Zhyvotkova, Oksana Chykanchy, Viktoriia Kaidash, Iryna Synelnyk dhe Olga Lysnicha, në shoqërimin e Drejtores Ekzekutive të AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj dhe Zyrtares Ligjore të ECPMF-së, Flutura Kusari, kanë shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tyre karshi ndihmës së dhënë për ta nga Institucionet dhe populli i Kosovës.
Gazetarët nga Ukraina janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin