Gazetarët “peng” i protestuesve dhe policisë, bllokohen në Jarinjë

16:14 | 20 Shtator 2021
arbresh.info

Ekipi i portalit arbresh.info nga mëngjesi po qëndron në Jarinjë për të përcjellur situatën e krijuar pas vendosjes së reciprocitetit për targat e Serbisë.

Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar nga atje, nuk po ju krijohet hapësirë për t’u larguar shkaku i tollovisë me vetura që kanë shkaktuar protestuesit serbë.

Janë një numër i materialeve të rëndësishme që nuk po arrihet të transmetohet shkaku i mungesës së valëve nga operatorët kosovarë, që detyron lëvizjen e tyre.

Kjo po pamundëson raportimin në kohë reale të vidove dhe deklaratave në lidhe me zhvillimit në Jarinjë./arbresh.info/

Kushti i serbëve për të zhbllokuar rrugën në Jarinjë

Kosova zbaton marrëveshjen e 2016’tës për targat, Policia vendoset në mbikqyrje në pika kufitare

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme