Komuniteti i gazetarëve të Kosovës nuk e ka pritur mirë ftesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mbajtur një ndejë me gazetarët në ndërtesën e Qeverisë, raporton arbresh.info.
Një pjesë e madhe e gazetarëve kanë thënë se do ta bojkotojnë ftesën e kryeministrit duke e quajtur ftesën e tij si një tërheqje nga beteja kundër gazetarëve.
Drejtori ekzekutiv i gazetës online “Insajderi”,Parim Olluri, iu është përgjigjur negativisht ftesës se kryeministrit duke thënë se Haradinaj para ftesës për gazetarë është dashur të kërkoj falje.
“Po me pëlqen tërheqja e shpejt e Haradinajt nga beteja kundër gazetarëve. Ftesa për koktej është një tërheqje taktike e tij. Mendoj qe para ftesës për koktej është dashur të kërkoj falje për ofendimin që e ka bërë në konferencën për shtyp. Unë personalisht nuk do te shkojë sepse jam i zënë me mësimet në kursin e gjuhës angleze”, ka thënë Olluri për arbresh.info
E gazetari i “Kohës Ditore”, Besnik Krasniqi përmes Facebook-ut ka thënë se gazetarët duhet të protestojnë duke bojkotuar takimin. Ai ka thënë se Haradinaj nuk ka të drejtë morale të na ftojë.
“Bojkot Haradinajt!
Refuzoj t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së sotme të kryeministrit Haradinaj për takim joformal me gazetarët që e përcjellin punën e Qeverisë. Ai nuk ka të drejtë morale që të na ftojë.
Javën e shkuar, Haradinaj na ka fyer publikisht, duke na prezantuar si të pashkollë. Ndonëse pati shumë reagime, nuk reflektoi me kërkimfalje. Prandaj, pa kërkimfalje, nuk do të duhej t’i shkonim në takime tjera, përpos atyre me karakter zyrtar.
Prandaj, të protestojmë nëpërmjet bojkotit të takimit të ftuar për sot!”, ka shkruar Krasniqi
Po ashtu edhe kryeredaktorja e portalit “Arbresh.info”, Elvinë Sefiu përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për të bojkotuar ftesën e kryeministrit.
“Kush është ndier i ofenduar javën e kaluar nga Kryeministri, nuk duhet t’i bashkohet takimit të thirrur për gazetarë… Merrne si ftese të hapur për bojkot. T’i lëmë të shkojnë ata te shkolluarit dhe ata që kanë njohuri të gjuhës angleze..”, ka shkruar Sefiu.
LEXO EDHE: Kryetari i AGK-së refuzon ftesën e Haradinajt
Pas gjithë këtyre reagimeve, u.d i shefit të zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi ka thënë se ftesa e kryeministrit nuk ka të bëjë asgjë me incidentin me gazetaren.
“Jo nuk ka të bëjë kurgjo, ka të bëjë me një pritje miqësore e dashamirëse e kryeministrit. Për qef bre thjesht na njerëz të këtij vendi jemi”, ka thënë shkurt Matoshi pas thirrjes nga portali arbresh.info.
Kryeministri gjatë ditës ka ftuar të gjithë gazetarët dhe redaktorët në një takim/koktej në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...