Kupa e Botës për Zvicrën përfundoi të martën e kaluar. Çfarë do të mbajmë mend pas disa viteve janë këto fakte: rënia në raundin e dytë, shqiponja me dy duar, shtetësia e dyfishtë. Djelmoshat me kryqin zviceran në gjoksin e tyre shkaktuan shumë reagime me simbolet e tyre. Tash Federata Zvicerane e Futbolli kërkon që futbollistët të mbajnë vetëm pasaportat zvicerane nëse dëshirojnë të luajnë.
Ky debat nuk ka zgjuar vetëm vëmendjen e zviceranëve me mbiemra si Muller, Meier dhe Gerber, por gjithashtu edhe të tillëve me mbiemra Gashi, Beqiri e Berisha. Zviceranë me rrënjë shqiptare. Debati për shqiponjën dhe shtetësinë e dyfishtë na mundëson që ta ndjejmë pulsin e një popullate që dikur përkrahte Ballkanin, parazitizmin social e diskotekat.
Lidhja me vendlindjen është relaksuar
Gjysma e 170 mijë kosovarëve në Zvicër sot kanë pasaportën e kuqe. Mbi shqiponjë është vënë kryqi zviceran. Jo vetëm simbolikisht. Realiteti është se shqiptarët kanë ardhur në Zvicër. Vendlindja e gjeneratave të reja të kosovarëve është ende ajo e vjetra, ka thënë 47-vjeçari, Hamit Zeqiri, i cili punon në Lucern në sektorin publik. “Por lidhja është më e dobët”, thotë ai.
Sipas Zeqirit, të rinjt kanë gjithnjë e më pak dëshirë që të dërgojnë para në shtëpinë e dytë, BMW-të po zëvendësohen më Volkswagen, dhe ceremonitë martesore në vendin e origjinës po organizohen gjithnjë e më pak. Motoja është: Na pëlqejnë shqiptarët – por më shumë ata që janë këtu. Femrat e meshkujt prej Kosovës nuk flasin gjermanisht, shkollimi i tyre nuk njihet këtu.
“Familjet nuk dëshirojnë ta mbajnë këtë përgjegjësi më”, thotë Zeqiri.
Shqiptarët janë italianët e rinj. Ata konsideroheshin përtacë që nuk hyjnë në punë për asgjë, që u fishkëllejnë femrave nga prapa dhe si komunistë që mbaheshin nuk dëgjonin atë që kishin për të thënë shefat e tyre kur gjenin punë.
Shqiptarët kishin pësuar një krizë imashi. Kur dhjetëra mijëra shqiptarë shkuan në Zvicër gjatë lufëtrave ballkanike gjatë viteve ’99, në fillim kishin marrë simpati. U strehuan, morën mobilie, rroba, biçikleta. Me kalimin e viteve zemrat e zviceranëve rrihnin gjithnjë e më pak për refugjatët. Filluan sherret.
“Sepse nuk dinin më mirë”, thotë Hamit Zeqiri. Prindër të traumatizuar, aftësi të dobëta për gjuhë, plus në një kulturë tjetër.
“Ata u ndien të kërcënuar dhe inferiore”, thotë Zeqiri. Me rrahje e BMW të mëdha, ata kthyen situatën në disfavor të tyre. Edhe në fushë të futbollit, rriheshin me të tjerët.
artikulli i plotë: https://www.blick.ch/sonntagsblick/albaner-in-der-schweiz-schweizer-wie-du-und-ich-id8587428.html?utm_campaign=bli&utm_medium=social_page&utm_source=facebook
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...