Gazeta serbe “Politika” shkruan se “me shpallje të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në veri të Kosovës po tentohet të destabilizohen serbët, me çka paraqitet rreziku nga protestat dhe dhuna”.
“Nëse Lista Serbe, për të cilën në zgjedhjet e kaluara kanë votuar rreth 90 për qind të serbëve, i bojkotojnë zgjedhjet, kjo mund të sjellë deri trazirat në mes të serbëve dhe më pas intervenimin e ROSU-së në veri të Kosovës, e për çka Prishtina do t’i akuzonte serbët dhe Beogradin”, shkruan “Politika”.
“Intervenimin e policisë në veri të Kosovës Prishtina do ta shfrytëzonte për “marrje” të Trepçës, si dhe “kalimet administrative” dhe se gjithë atë çfarë forcat speciale të Kosovës kanë ushtruar javët e fundit do ta zbatonin edhe në terren”, shkruan gazeta serbe “Politika”.
Gazeta përkujton se kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës në nëntor kanë dhënë dorëheqjet pasi Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksat ndaj prodhimeve serbe. /Insajderi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...