E përditshmja e Moskës përkujton se kundër kësaj ideje janë vendet kryesore në Evropë, ndërsa ekspertët kanë frikë se kufijtë do të çojnë në një luftë të re në Ballkan, transmeton KosovaPress.
Burimet diplomatike të “Komersant” në vendet e BE-së sqarojnë se Brukseli nuk i kërkon Beogradit të njohë Kosovën, por se normalizimi parashikon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në, dhe se Prishtina duhet të bie dakord mbi krijimin e asociacionit të komunave serbe.
“Nuk është e lehtë për Beogradin të pranojë këtë formulë, që do të thotë se zyrtarisht e njeh humbjen e Kosovës,” shkruan gazeta.
“Komersant” shkruan se ideja e Thaçit ishte gjithashtu e papritur, i cili “me kujdes” përkrahu “korrigjimin e kufijve”, me çka Vuçiq dhe Thaçi “në të vërtetë shënuan formulën për normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet shkëmbimit të territoreve”.