Gazeta prestigjioze amerikane, Uall Street Journal, ka shkruar për konakun që do i bëjë presidenti i SHBA’së, Donald Trump, Kosovës dhe Serbisë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
“Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor; Trump shpreson për një marrëveshje parazgjedhore”, thuhet në artikull.
Presidenti Trump ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë liderët e dy shteteve grindavece të Ballkanit, në një përpjekje për të zgjidhur një mosmarrëveshje që ka zgjatur me dekada e që përunfodi me një intervenim ushtarak nga SHBA’ja në rajon.
Përkundër dy krizave shtetërore në SHBA, atë të trazirave dhe të përhapjes së virusit, Trump shpreson që të sigurojë një paqe formale jetëgjatë në rajon që ka qenë një pikë e nxehtë e rivaliteteve të superfuqive, për të përmirësuar kredencialet e politikës së jashtme, sipas zyrtarëve të lartë të SHBA’së.
Por rifillimi i dialogut mes Kosovës së përkrahur nga SHBA’ja, dhe Serbisë një aleate e Rusisë, ka hapur menjëherë debate në Europë, ku diplomatët frikësohen se BE’ja po anashkalohet në oborrin e saj të pasmë.
Serbia ka konfirmuar se ka marrë ftesën për dialogun në Uashnington më 27 qershor.
Kryeministri i shkarkuar i Kosovës ka akuzuar të Dërguarin Special, Richard Grenell, i cili edhe do të koordinojë takimin në Shtëpi të Bardhë, për orkestrimin e një ‘’grushtshteti’’ ndaj tij, akuza që Grenell i mohon. Disa liderë europianë thonë se marrëveshja potenciale krijon një precedent të rrezikshëm për shkak se mund të përfshijë shkëmbim të territoreve.
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili mori detyrën më 3 qershor, tha për WSJ se qeveria e tij mezi po pret të hyjë në negociata nën patronazhin e SHBA’së.
Derisa lufta përfundoi më 1999, ka pasur dhunë sporadike gjatë dy dekadave të kaluara që ka rezultuar me vdekje në të dy anët si dhe të paqeruajtësve në vend. /Express/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz