Gazeta irlandeze The Irish Times i ka kushtuar një artikull të veçantë gjendjes në Veriun e Kosovës pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Veriu i vendit paraqitet si zonë e cila kontrollohet nga mafia dhe bandat kriminale.
“Ata kontrollojnë gjithçka”, thotë Dragisa Miloviq, një mjek në spitalin e Mitrovicës, transmeton lajmi.net
“Ata vendosin se kush do të jetë kryetar komune, kush do të jenë drejtorët e firmave. Ata kontrollojnë rrjedhën e parasë në veri, dhe duan ta kenë gjithë fuqinë. Kanë edhe policinë në duart e tyre. Të gjithë le ta dijnë këtë”, thotë tutje ai.
Doktori ishte në vendin e punës kur erdhi në spital pa shenja jete Oliver Ivanoviqi.
“Edhe sikur të kishim vepruar në momentin që u qëllua, nuk do të mund ta shpëtonim”, ka thënë doktori.
“Ai u godit gjashtë herë në një zonë prej 10 cm afër gjoksit. Thuhet se vetëm një profesionist mund të ketë shkrepur kaq shumë plumba afër”, tregon Miloviq.
Artikulli tregon se si Lista Serbe është faktor kryesor në këtë zonë, e cila ka lidhje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Doktori dhe shoku i ngushtë i Ivanoviqit tregon për ndikimin që ka Beogradi te Lista Serbe.
“Beogradi krijoi një parti këtu dhe dëshiron të veprojë me telekomandë. Kjo është arsye që ne dëshironim të ndërronim gjërat”, ka thënë Miloviq.
“Në dy vitet e fundit, 20 makina kanë qenë të djegura dhe ka pasur edhe vrasje tjera politike. Asnjëra nuk është zgjidhur”, thotë ai.
“Ne nuk i besojmë askujt. Një grup kriminal ka frikësuar qytetarët, policinë, dhe u tregon atyre se kënd ta arrestojnë”, përfundon doktori serb.
Kurse Igor Simiq, deputet i Listës Serbe tenton ta zbusë situatën.
Thotë se disa po dëshirojnë ta bëjnë veriun e Kosovës si në Korenë e Veriut.
“Nëse do ta dija se kush është mafia unë do ta raportoja, si një person përgjegjës”, thotë Simiq.
Ndryshe, Olvier Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar në afërsi të zyrës së partisë që drejtonte. /Lajmi.net/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...