E përditshmja gjermane “Tageszeitung”, në një artikull të botuar në numrin e sotëm të saj trajton krizën politike në Kosovë, ku edhe pse dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve nuk është krijuar ende qeveria e re.
Sipas gazetës, që citon disa vëzhgues të situatës në shtetin e vogël të Ballkanit, për shkak se as javën e kaluar nuk u konstituua dot Kuvendi vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.
Megjithatë, gazeta i kushton vëmendje takimit të së mërkurës mes partive politike, të cilat do të diskutojnë rrugët e daljes nga kriza, por e vë theksin edhe tek mungesa e paralajmëruar e lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim.
“Vetëvendosje është ajo që do të përfitonte më shumë nga përsëritja e zgjedhjeve”, shkruan gazeta, që cilëson Albin Kurtin si liderin e dëshiruar nga gjenerata e re në Kosovë, por i konsideruar nga ndërkombëtarët si një pengesë për afrimin e Kosovës me Serbinë.
“Vërtet që edhe institucionet ndërkombëtare po ndërrojnë mendim për Kurtin, duke e mos etiketuar më si nacionalist, por në rast fitoreje të tij strategjia ndërkombëtare duhet të konsiderohet e dështuar”, shkruan “Tageszeitung”.
Një tjetër temë ku fokusohet e përditshmja është plani i BE-së për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, me parlamentin dhe kryetarin e vetë.
Ky plan kundërshtohet nga Albin Kurti për faktin se ai e barazon atë me ndarjen e Bosnjes, shkruan gazeta, por këtu përfitojnë serbët.
“Dhe Serbia dhe serbët e Kosovës janë gati të mbështesin personat e etiketuar si “kriminelë lufte të UÇK-së” vetëm për të realizuar krijimin e Asociacionit”, shkruan më tej “Tageszeitung”.
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...